Dy të rinj shqiptarë, 21 dhe 25 vjeç, u arrestuan nga karabinierët e Folignos, Itali, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
21-vjeçari, pa precedentë penalë, u ndalua gjatë një kontrolli rutinë ndërsa ngiste biçikletën dhe iu gjetën 4.5 gramë kokainë.
Pas hetimeve, policia sekuestroi bashkëpunëtorin 25-vjeçar në shtëpinë e tij, ku u gjetën 1.17 kg kokainë, 555 euro në para të gatshme, katër peshore precize dhe disa telefona celularë.
Të dy shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Spoletos, në pritje të seancës gjyqësore.








