Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur renditjen e kandidatëve në fletët e votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor 2025 në pesë bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.
Në bashkinë Vlorë do të garojnë Brunilda Mersini, Dionis Sota dhe Gjergj Nika.
Në Berat janë regjistruar kandidatët Ervin Ceca dhe Pavlo Shkarpa.
Në Tepelenë konkurrojnë Gabriel Guma dhe Gramos Sako.
Në Cërrik garojnë Eligert Hima, Amarildo Hoxha dhe Florenc Doka.
Ndërsa në Mat do të jenë në garë Altin Bojni, Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha.









