-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LDK dhe PDK arrijnë koalicion në Gjilan

Kryesoret

Lidhja Demoktratike Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur një koalicion për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen me 3 nëntor në Kosovë.

Këtë e ka njoftuar kandidati për kryetar të kësaj komune nga LDK-ja, Arbër Ismaili.

“Të dashur qytetarë, sot nënshkruam një marrëveshje politike për bashkëpunim dhe qeverisje të përgjegjshme në Gjilan, që reflekton vullnetin e qytetarëve për unitet, profesionalizëm dhe mirëqenie.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje që bashkon, që punon me transparencë dhe që vendos interesin publik mbi gjithçka”, u shpreh Ismaili.

Më tej ai shton se “qeverisja që duam është ajo që i shërben qytetarëve pa dallime, por me vizion dhe përgjegjësi”.

“Falënderim të veçantë për Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, dhe Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, për gatishmërinë, vizionin dhe frymën e bashkëpunimit që po e ndërtojmë bashkë për të mirën e qytetit tonë.

Gjilani i ri meriton stabilitet, zhvillim dhe udhëheqje që bashkon”, pohon Ismaili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit