Po zhvillohet prej orës 10:00 në Gjykatën Kushtetuese seanca për Erion Veliajn. Në fjalën e tij para trupës së Gjykatës Kushtetuese ai foli për kulisa politike duke atakuar qartë shumicën socialiste, familjen e tij politike që e shkarkoi.
“Do ta mbroj deri në fund se nuk po mbroj këtu një karrige, populli përmes kushtetutës ka vendosur qartë se askush nuk mund ta ndërpres mandatin e një të zgjedhuri vendor para afatit vetëm nëse ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Është një premtim që Republika e bën ndaj vetes së që askush nuk duhet ta shkelë.
Me respekt të plotë për këtë gjykatë, unë pyes sot: cilën shkelje të rëndë të kushtetutës kam kryer në ushtrimin e mandatit të kryetarit të bashkisë Tiranë. Besimi im se vota e lirë është me e fortë se kulisat politikë është arsyeja pse e bëj këtë betejë sot”, tha Veliaj.


 
                                    





