Qeveria në detyrë e Kosovës, këtë të premte ka miratuar buxhetin për vitin 2026. Ai kap një shifër rekordi prej 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mundë ta shqyrtojë miratimin e tij.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se buxheti i ri parasheh rreth 1 miliard euro investime kapitale.
“Buxheti i ri do të jetë 4 miliardë euro. Rreth 1 miliard euro janë buxhetuar për investime kapitale. Me këtë buxhet do të ketë pagë të 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik.
Është përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë për 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune në sektorin publik”, tha Kurti.


 
                                    





