Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka shprehur ngushëllimet e tij pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Ai uroi familjen e Nanos, bashkëpunëtorët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën, duke theksuar humbjen e madhe për politikën shqiptare dhe Partinë Socialiste.
“Ngushellimet me te sinqerta per humbjen e Z. Fatos Nano! Nje humbje per familjen socialiste. Nje humbje per politiken shqiptare.
Ngushellime familjes se tij, qe e ndjen e perjeton me shume se gjithesekush kete humbje. Bashkepuntoreve ne vite. Miqve e shokeve.
Ngushellime!”









