Dalan Alliaj, 35 vjeç, është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm, Bashkia Selenicë, Vlorë.
Viktima ndodhej për vizitë te xhaxhai i tij, babai i Bertil Alliaj, i lidhur me masakrën e Çoles, kur një person iu afrua dhe e goditi para se të largohej.
Familjarët e transportuan Alliajn drejt spitalit, por ai ndërroi jetë gjatë rrugës.
Autoritetet po hetojnë ngjarjen si një rast të mundshëm hakmarrjeje, por nuk përjashtohen pista të tjera.
Dalan Alliaj ishte pronar i një pike të pjesëve të këmbimit të automjeteve në Levan, Fier.
Vlorë/ Ndërron jetë 35-vjeçari i qëlluar me armë zjarri në Gjorm








