Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas shpërndarjes së projektligjit për buxhetin e vitit 2026.
Ai e ka cilësuar këtë veprim si i kundërligjshëm dhe tejkalim të autorizimeve nga ana e qeverisë në detyrë.
Ai ka shkruar në Facebook se, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pranuar në adresat zyrtare projektligjin për buxhetin e vitit 2026, i cili është miratuar nga qeveria në detyrë dhe kundërligjshëm është dorëzuar në Kuvend.
“Kryetari i Kuvendit është bërë pjesë e shkeljeve ligjore duke e shpërndarë atë tek deputetët. Ky veprim përbën tejkalim të autorizimeve ligjore që ka qeveria në detyrë.
Në të kaluarën, ka pasur raste kur qeveria në detyrë e ka përgatitur projektbuxhetin, por dorëzimi në Kuvend është bërë vetëm nga qeveria e zgjedhur nga Kuvendi”, ka deklaruar Hoti.









