Faruk Fatih Özer, 30-vjeçari themelues i platformës turke të kriptomonedhave Thodex, është gjetur i varur në derën e banjës në burgun e sigurisë së lartë në Tekirdag, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për vdekjen e tij.
Özer ishte arrestuar në Shqipëri në gusht 2022 pas arratisjes nga Turqia, ku dyshohet se ka mashtruar rreth 400 mijë persona përmes Thodex.
Pas ekstradimit në Turqi, ai u dënua fillimisht me mbi 11 mijë vite burg për “mashtrim të kualifikuar”, “pastrim pasurie” dhe “anëtarësim në një organizatë”, por më pas u lirohet nga akuza për krijim të organizatës kriminale, duke mbetur në paraburgim për akuzat e tjera.








