-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koreja e Jugut kërkon ndihmën e Kinës për rifillimin e dialogut me Veriun

Kryesoret

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka kërkuar mbështetjen e homologut kinez Xi Jinping për të ringjallur bisedimet me Korenë e Veriut, gjatë një takimi dypalësh të mbajtur të shtunën në Gyeongju. Kjo ishte vizita e parë e Xi-së në Korenë e Jugut pas 11 vitesh.

Lee theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Kinën për të krijuar kushte të favorshme për dialog dhe për uljen e tensioneve në gadishullin Korean. Ai propozon një qasje me faza për denuklearizimin e Veriut, duke nisur me ngrirjen e zhvillimeve të mëtejshme bërthamore.

Nga ana e tij, Xi u shpreh se Pekini dëshiron të forcojë partneritetin me Seulin dhe të përballojë së bashku sfidat rajonale, duke promovuar bashkëpunimin në fusha si teknologjia, energjia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale.

Ndërkohë, Pheniani e ka hedhur poshtë idenë e denuklearizimit, duke e quajtur “të parealizueshme”, dhe ka refuzuar çdo dialog me Jugun.

Takimi u zhvillua pas forumit të liderëve të Azi-Paqësorit (APEC), ku Lee dhe Presidenti amerikan Donald Trump njoftuan përparime në marrëdhëniet tregtare mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit