Ditën e sotme në Tiranë u arrestua 35 vjeçari, ky i fundit u kap me një makinë të vjedhur.
I riu u kap në flagrancë në rrugën e “Qelqit” duke drejtuar makinën tip “Volkswagen” që dyshohet se e ka vjedhur, në oborrin e banesës së një personi tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.









