Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar Bashkinë e Kamzës për rritjen e çmimit të biletave të transportit publik nga 40 në 50 lekë.
Ajo shprehet se kjo vendos barrë mbi qytetarët, veçanërisht mbi të moshuarit, nxënësit dhe studentët, që detyrohen të presin me orë në radhë për të kursyer nga pensionet ose për të lehtësuar kostot e transportit.
Xhixho e konsideron këtë një tregues të qeverisjes që ka braktisur qytetarin.
Postimi i Plotë i Erisa Xhixho
Të detyruar të presin me orë të tëra në radhë, pasi Bashkia Kamëz rriti çmimin e biletës së transportit publik. Nga 40 lekë që ishte, qytetarët e Kamzës duhet të paguajnë tashmë 50 lekë për biletën e autobusit.
Qindra qytetarë detyrohen të presin në radhë për abone mujore, që u jep atyre akses në një shërbim pa cilësi: mjete pa standarde, orë të tëra në trafik dhe vonesa të përditshme.
Të moshuar që rrinë me orë në radhë, për të kursyer pak nga pensionet e pamjaftueshme; nxënës e studentë që u duhet të lehësojnë sadopak kostot e transportit që duhej ta kishin falas.
Kjo është panorama më e qartë e një qeverisjeje që ka braktisur qytetarin, të cilin e ngarkon me kosto e taksa, por nuk i jep mbrapsht asnjë shërbim,








