-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ali Ahmeti: Humba! Izet Mexhiti: Nis epokë e re

Kryesoret

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka pranuar humbjen për kryetar të komunave dhe duke paralajmëruar një analizë të thelluar të strukturave të partisë, derisa tha se do të rinovojnë radhët e tyre.

“Rezultatet janë të njohura në mbarë vendit, apo më mirë të thuhet të votës kombëtare në mbarë vendin. 23 mijë vota më shumë, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave.

Ne e pranojmë këtë rezultat. Ne kemi fituar votën e shumicës, votën e popullit. Humbja e disa pozicioneve është një thirrje për t’u forcuar strukturat, për t’u afruar me njerëzit.

Fitorja e votës popullore me mbi 23 mijë vota epërsi është një mandat moral dhe politik që na motivon të punojmë më të bashkuar.

Ne do të bëjmë analizë të thelluar, do të rinovojmë radhët tona dhe do të fillojmë më të fortë, me të njëjtën bindje, se kjo është rruga e drejtë e barazisë”, ka thënë Ahmeti.

Izet Mexhiti, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar me një deklaratë publike duke e cilësuar këtë proces si një fitore të madhe për shqiptarët dhe për qytetarët që besuan në ndryshim.

“Sot fituan shqiptarët, fituan qytetarët që besuan në ndryshim! VLEN është fituesi i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut — kjo fitore legjitimon me votën e sovranit vullnetin tonë për rotacion politik dhe për një të ardhme më të mirë,” deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se nga nesër, kryetarët e zgjedhur të koalicionit do të nisin punën me përgjegjësi dhe përkushtim për zhvillimin e vendbanimeve dhe për mirëqenien e çdo qytetari.

“Sonte fillon një erë e re politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Vota juaj na nderoi, por edhe na obligon që të mos ndalemi me punë,” përfundoi Izet Mexhiti në deklaratën e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit