Të paktën 13 persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën në Kinën qendrore, pasi një furgon u përplas me një kamion në provincën Henan, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Sipas policisë dhe autoriteteve të trafikut, furgoni që transportonte 16 persona, megjithëse kishte kapacitet për vetëm nëntë, goditi nga pas një kamion gjysmërimorkio në autostradën G40 pranë qytetit Nanyang, rreth orës 02:40.
Autoritetet kineze kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe kanë dërguar një grup pune në zonë për të mbikëqyrur procesin.
Ngjarja vjen në një seri aksidentesh të rënda në Kinë gjatë vitit të fundit, përfshirë incidente hekurudhore dhe përplasje me viktima në zona të ndryshme të vendit.









