-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rexhep Qosja: Fatos Nano bënte çmos që të ndërtonte lirinë

Kryesoret

Sot përcillet për në banesën e fundit Fatos Nano. Akademiku Rexhep Qosja shkruan se Nano ishte një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare.

“Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që shënoi zhvillimin e shtetit shqiptar drejt vetëdijes së tij të fuqishme politike.

Fatos Nano ishte një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare — politikan me kulturë të gjerë, polemist me mendim të vendosur që nuk i fshihte as pasionin, as kontradiktat e veta. Në të shquhej një përmbajtje mendore e vendimmarrëse që i mungon politikës së sotme: ai thoshte, lexonte, dyshonte — cilësi këto të rralla në një botë politike që shpesh shpreh bindje pa vendime!

Në historinë kombëtare shqiptare Fatos Nano do të kujtohet si njeriu që përpiqej të krijonte një raport të ri midis socializmit dhe demokracisë, midis traditës dhe modernitetit, midis njeriut të lirë dhe shtetit të përgjegjshëm.

Sot, me largimin e tij, mbyllet një kapitull i gjithanshëm e i gjatë i shëndërrimeve në jetën tonë historike —i njerëzve që e nisën politikën si mision.

Fatos Nano shkoi, por mbeti shëmbëlltyra e tij historikisht e amshuar, e përjetshme si dëshmi e një kohe në të cilën Ai bënte çmos që të ndërtonte lirinë e shtetit për të gjithë përmes arsyes socialiste dhe arsyes demokratike dhe arsyes gjithëkombëtare” shkruan Rexhep Qosja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit