-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Belinda Balluku nuk është një rast individual, ajo është simboli i qeverisjes Rama

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në rrjetet sociale pas marrjes së pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku nga SPAK.

Bardhi e ka cilësuar Ballukun si simbol të qeverisjes “arrogante dhe të korruptuar” të kryeministrit Edi Rama dhe ka theksuar se fatin e saj politik e përcaktojnë negociatat brenda qeverisë.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Marrja e pandehur e Belinda Ballukut e ka përcaktuar fatin e saj politik. Me apo pa dorëheqje, me apo pa shkarkim, në varësi të negociatave të palëve mafioze në qeveri, Belinda Balluku nuk është një rast individual. Ajo është simboli i qeverisjes Rama – arrogante dhe e korruptuar.

Megjithë zemërthyerjen e madhe, as Edi Rama, palloshi i gjatë, siç e tall Belinda me vartësit e vet, nuk mund ta mbrojë më krahun e  tij të djathtë të punëve të pista. Edhe kaq kohë sa po i jep, po e bën për të mbrojtur veten, jo Belindën.

Të gjithë e dinë se Belinda Balluku nuk ka ngrënë dardha dhe kumbulla pas shpinës së Ramës pa dijeninë e tij. Ajo u bë hija e pushtetit të Edi Ramës, sepse mori përsipër të firmosë çdo aferë korruptive të shefit.

Prandaj, pyetja sot nuk është çfarë do të ndodhë me një ministre të marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Pyetja është çfarë do të bëjë një kryeministër që e ka mbrojtur dhe ka ndarë me të përfitimet e pushtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit