Dekonspiroi policinë për të shpëtuar Altin Hajrin, dënohet 2 vite burg ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja.
Çyrbja akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale të rënda, të dokumentuara përmes komunikimeve në platformën e koduar “SkyECC”, mes tyre tregim i sekretit shtetëror.
Çyrbja sipas SPAK-ut ka nxjerrë informacione sekrete të Policisë së Shtetit dhe të dhëna nga sistemi TIMS, duke ndihmuar persona të kërkuar, përfshirë Altin Hajrin, t’i shmangeshin kapjes.
Ish-deputeti Jurgis Çyrbja ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” që prej tetorit të vitit të kaluar, pasi dha dorëheqjen nga mandati i tij.









