E ndërsa pritet që të zyrtarizohen kontratat në KQZ mbi shumat që partitë politike harxhuan në zgjedhjet e 11 Majit, një pjesë e tyre kanë rrjedhur në media.
Në raportet e dorëzuara në KQZ rezulton se konsulenti amerikan Chris La Civita që Sali Berisha mori për të mposhtur Edi Ramën, del se është paguar edhe nga Partia Republikane që drejtohet nga Fatmir Mediu.
Nga raporti për shpenzimet dhe të ardhurat që Mediu ka dorëzuar në KQZ, evidentohet se ai ka paguar 1100 euro akomodim e masazhe indian për Chris LaCivita.
Gjithashtu Mediu ka paguar edhe 1100 euro për Paul Manafort dhe 82 mijë lekë për Steëart James Jackson.
Por shumta kryesore për strategjinë e tij në Shqipëri për Partinë Demokratike ende nuk është zyrtarizuar nga KQZ-ja.









