Nga dera e SPAK-ut, Sali Berisha pasi u paraqit për masën e sigurisë akuzoi zv/ kryeministren Belinda Balluku, motrën e saj që do ta mbrojë si avokate në këtë dosje ku u mor e pandehur dhe kreun e shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.
“Dy ditë më parë këtu hyri Pamela Qirko Balluku si avokate, motra e “Rahmetlie Ballukut” këtu ka një gjë të tmerrshme. Vetorët marrin licenca avokatie dhe në stilin Rakipi do të shkatërrojnë të gjithë shërbimin e avokatisë, pasi janë të vetmit që i kanë peng gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo është konflikt interesi.
Nuk mund të them se është motër dhe nuk mund të jetë avokate, por se është platforma e mafiozit më të shpifur, patroni i Altin Troplinit, që e ka emrin Arben Rakipi. Ai është drejtor i shkollës së Magjistraturës dhe ka studio avokatie dhe shkon tek nxënësit që ka kaluar dhe u pret gjobat.
Imagjinoni një famoze Genta Bunga që përfliten për takime me McGonigalin dhe shuma. Vjen këtu me dosjen e vetttingut për të mbrojtur kriminelët. Ky është konflikt interesi. Nuk mbetet gjë tjetër vetëm që Delina Fico të emërohet anëtare në Gjykatën Kushtetuese” tha ai.









