Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së hënës një vendgrumbullim gomash në zonën e Fushë-Milotit, duke shkaktuar tym të dendur që ka vështirësuar qarkullimin në aksin Lezhë–Laç.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Kurbinit dhe Lezhës, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes.
Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes.








