-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtetuesja riktheu Veliajn në krye të bashkisë, Rama: Janë të verbër kundër qeverisë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke rrëzuar vendimin e këshillit bashkiak, të këshillit të ministrave dhe dekretin e Presidentit. Rama thotë se qëndrimi i Kushtetueses kundër qeverisë është i verbër, por ka edhe një mesazh tjetër.

Kryeministri Rama, postim në platformën ‘X’

Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

  1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo🤷🏻‍♂️

  2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo🤷🏻‍♂️

  3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo🤷🏻‍♂️

Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqytetu nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit