Kreu i PD-së, Sali Berisha në konferencë për mediat nga kryesia e Partisë Demokratike ka akuzuar Edi Ramën dhe Belinda Ballukun se kanë abuzuar rëndë me fondet dhe kontratat konçensionare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe atë të aeroportit të Vlorës.
Sipas Berishës, parata janë të vjedhur nga Rama dhe bishtat e dardhave të “lubi” Ballukut.
“Këta skan as kod as moral po vetëm vjedhin, nese nuk do të ndërhynte Rama, lubia nuk mund të imagjinonte ti firmoste ato 50 milion euro për tunelin e Llogarasë.
Tuneli ka kushtuar sa gjysma e parave, por jo kaq. Të thuash se i ka vjedh vetëm lubia, mashtroni vetën. Gjoka është sponsor i Edi Ramës dhe është lejuar të jetë nënkontraktor për tunelin e Llogarasë.
Ata kanë vendosur së bashku që disa para ti marrë Rama disa thërime ti ndaj Gjoka me lubinë. E njëjta kompani turke është edhe ajo që operon në aeroportin e Vlorës, por kjo aferë është akoma më e rëndë se ajo e tunelit të Llogarasë.
Nuk ka krim më të shëmtuar se veprat e kësaj qeverie”, u shpreh Berisha.


                                    





