-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Ukraina duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian përpara vitit 2030

Kryesoret

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se Ukraina meriton një vend të barabartë në Bashkimin Evropian dhe duhet të bëhet pjesë e familjes europiane para vitit 2030.

Gjatë një fjalimi për liderët e BE-së, ai tha se vendi i tij “e ka dëshmuar në praktikë se i përket Evropës” dhe kërkoi mbështetje të mëtejshme nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë furnizimin me armë me rreze të gjatë veprimi dhe vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë.

Zelensky e mirëpriti gjithashtu raportin e Komisionit Evropian, i cili vlerëson se Ukraina ka bërë përparim të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ai nënvizoi se procesi i zgjerimit po ecën më shpejt se në 15 vitet e fundit dhe kërkoi veprime konkrete nga BE-ja për të kapërcyer pengesat që mbeten.

“Ukraina e ka dëshmuar në praktikë se i përket Evropës dhe duhet të trajtohet si e barabartë me të tjerët.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit