-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Përgjimet tregojnë fytyrën e shëmtuar të pushtetit

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, reagoi pas publikimit të bisedave midis zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kreut të ARRSH, Evis Berberi, duke denoncuar stilin e komunikimit dhe mënyrën e menaxhimit të fondeve publike.

Balliu e përshkroi situatën si një “bandë hajdutësh” dhe theksoi se përgjimet nxjerrin në pah fytyrën e vërtetë të pushtetit.

“Një bandë hajdutësh e zhytur në banalitet e vulgaritet, që shan, kërcënon dhe vjedh një popull të tërë. Përgjimet e Lubi Ballukut tregojnë fytyrën e shëmtuar të pushtetit: njerëz që flasin me gjuhë rrugësh dhe bëjnë pazare me paratë e qytetarëve. Kjo është banda që sundon Shqipërinë — një përzierje e korrupsionit, arrogancës dhe degjenerimit moral. Nuk mund të lejojmë më që vendi ynë të qeveriset nga kjo babëzi dhe poshtërim i çdo vlere. Protesta është sot një detyrim kombëtar.”

Balliu paralajmëroi se qytetarët nuk duhet të qëndrojnë indiferentë ndaj këtyre abuzimeve dhe se veprimet e opozitës janë të domosdoshme për të kërkuar llogari nga qeveria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit