-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania: Merz thotë se lufta civile në Siri ka përfunduar, nis polemika për kthimin e refugjatëve

Kryesoret

Kreu i CDU-së, Friedrich Merz, deklaroi se nuk ka më arsye për azil në Gjermani për sirianët, pasi sipas tij lufta civile në Siri ka përfunduar. Deklarata e tij nxiti debat brenda koalicionit qeverisës, pas vizitës së ministrit të Jashtëm Johann Wadephul në zonat e shkatërruara pranë Damaskut, ku ai shprehu dyshime mbi mundësinë e kthimit të refugjatëve.

“Nuk ka më asnjë arsye për të kërkuar azil në Gjermani. Lufta civile në Siri ka përfunduar dhe sirianët mund, ose duhet, të kthehen në shtëpitë e tyre.”

Ndërsa disa figura të CDU-së dhe SPD-së kritikuan Wadephul për pasojat politike, presidenti Frank-Walter Steinmeier mbrojti ministrin, duke theksuar: “Dikush që gjendet përballë rrënojave të një lufte, shpreh tronditjen e vet dhe pyet me zë të lartë nëse është e mundur të jetohet aty: kësaj tronditjeje mund t’i lihet hapësirë për pak kohë.”

Aktualisht në Gjermani jetojnë rreth një milion sirianë, dhe qeveria ka kthyer vullnetarisht rreth dy mijë persona që nga fillimi i vitit, ndërsa dëbimet e detyruara mbeten të vështira për shkak të nevojës për dakordësinë e Damaskut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit