Gjermania pritet të shtojë 3 miliardë euro shtesë për Ukrainën në vitin 2026, duke e çuar ndihmën totale në 11.5 miliardë euro, sipas burimeve qeveritare të raportuara nga Reuters. Kjo vjen pas dhënies së rreth 40 miliardë eurosh nga Berlini që nga fillimi i luftës në shkurt 2022.
Fondet shtesë do të shkojnë për artileri, dronë, automjete të blinduara dhe zëvendësimin e dy sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot të SHBA-së. Një burim për Reuters theksoi: “Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.”
Kjo ndihmë vjen pavarësisht sfidave ekonomike të Gjermanisë, e cila ka përjetuar tkurrje dyvjeçare dhe një “krizë strukturore”, sipas Kancelarit Frederich Merz.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, falënderoi së fundmi Merz për furnizimin me sisteme Patriot, ndërsa Rusia ka kritikuar hapur politikën gjermane ndaj konfliktit.








