-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ: Akoma herët për të vlerësuar shpenzimet e partive, datë për zgjedhjet e Tiranës ende e paqartë

Kryesoret

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se është ende herët për të bërë një vlerësim mbi shpenzimet e deklaruara nga partitë gjatë fushatës zgjedhore.

Ai theksoi se KQZ do të kryejë një analizë dhe auditim të plotë për të verifikuar mënyrën e përdorimit të fondeve dhe burimet e financimit të partive politike.

Në lidhje me zgjedhjet e pezulluara në Tiranë, Celibashi nënvizoi se ende nuk është përcaktuar një datë për zhvillimin e tyre, ndërsa konfirmoi se më 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në pesë bashki të tjera.

“Është ende herët për të komentuar mbi shpenzimet e partive në fushatë. Do të bëjmë auditim për të parë mënyrën e shpenzimit dhe financimin e tyre. Nuk e di as unë, askush nuk e di se kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë,” tha Celibashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit