Një 30-vjeçar, me inicialet E.V., është plagosur në krahë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Bathore.
Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ngritur grupin hetimor që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.








