Ekonomia shqiptare po vazhdon të rritet, ndërsa inflacioni mbetet nën kontroll dhe normat e interesit nuk ndryshojnë, sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Në një konferencë për shtyp, Sejko bëri të ditur se politika monetare ka kontribuar në stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit dhe ka krijuar kushte të favorshme për rritjen e kreditimit dhe investimeve.
“Inflacioni bazë u rrit në 2.9% gjatë tremujorit të tretë, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të qirave. Politika jonë monetare ka siguruar kontrollin e presioneve inflacioniste dhe ka krijuar një ambient akomodues për rritjen e kreditimit, konsumit dhe investimeve. Parashikimet tregojnë se ekonomia do të vazhdojë të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme, ndërsa inflacioni pritet të rikthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”, tha Sejko.








