Forcat amerikane kanë kryer një sulm të ri kundër një anijeje të dyshuar për trafik droge në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor, ku si pasojë kanë mbetur të vrarë dy persona.
“Sipas informacioneve të inteligjencës, anija ishte e përfshirë në trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike, lëvizte përgjatë një rruge të njohur të trafikut dhe transportonte substanca narkotike,” deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Sipas tij, sulmi është kryer në ujërat ndërkombëtare të Paqësorit Lindor.








