-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehaj: Balluku dhe Rama, paratë e qytetarëve në duart e një bande

Kryesoret

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, reagoi pas publikimit të përgjimeve që, sipas tij, zbulojnë se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në bashkëpunim me drejtorin e ARRSH-së Evis Berberi dhe me miratimin e kryeministrit Edi Rama, kanë keqpërdorur tenderin e tunelit të Llogarasë.

Shehaj e quajti skemën “të tipit mafioz”, duke theksuar se vendimet për tenderë merren përmes SMS-shesh dhe nën kërcënime. Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Ballukut dhe Ramës.

“Dolën përgjimet që tregojnë qartë sesi Belinda Balluku me drejtorin e saj dhe me shefin e saj kanë vjedhur qytetarët shqiptarë në aferën e tunelit të Llogarasë. Tani, i thotë drejtori, Berberi i thotë Belindës: ‘Shiko, për pak nxjerr tunelin, edhe pak’. I përgjigjet Belinda: ‘Prit’. Berberi: ‘Për tunelin, okay?’ Belinda Balluku thotë: ‘Po po, por prit t’i coj fjalën atij që kërcënon me SMS.’ Pas dy orësh, Belinda i konfirmon, mesa duket ka folur me atë dhe ka marrë konfirmimin. Kjo është mënyra sesi vepron një bandë në fakt, më shumë sesa një qeveri dhe një administratë që duhet të kujdeset për paratë e qytetarëve shqiptarë. Bandat veprojnë në këtë mënyrë, nën kërcënimin, por nuk e kemi të qartë kush e ka kërcënuar Ballukun. E ka kërcënuar shefi i saj, Edi Rama? Apo ata që kanë fituar tenderin? Ky është një skandal i paimagjinueshëm. Prandaj Balluku duhet të japë dorëheqjen sa më shpejt, por bashkë me të edhe Rama, sepse imagjinoni në duart e kujt janë paratë e qytetarëve shqiptarë. Në duart e një bande,” shprehet Shehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit