Donald Trump ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të djeshme për republikanët në SHBA, duke pranuar se ato nuk kanë qenë të favorshme.
“Nuk mendoj se ishte mirë për republikanët.” Trump shpjegoi se një nga arsyet ishte mbyllja e qeverisë dhe theksoi se sondazhet tregojnë se fajin e atribuojnë më shumë atij dhe partisë së tij.
Gjithashtu, ai ushtroi presion mbi republikanët e Senatit për të shfuqizuar filibusterin, duke deklaruar: “Është koha që republikanët të bëjnë atë që duhet të bëjnë, dhe kjo është të shfuqizojnë filibusterin.” Filibustra është procedura që lejon debat të pakufizuar mbi projektligjet, me qëllim vonimin ose bllokimin e tyre.
Rezultatet e zgjedhjeve dhe qëndrimi i Trump nënvizojnë tensionet brenda partisë republikane dhe sfidat për miratimin e projektligjeve në Senat.








