-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alonso pas humbjes së Realit: Liverpuli ishte superior në të gjitha drejtimet

Kryesoret

Dy ditë pas humbjes së Real Madridit në Anfield me rezultatin 1-0, shumë po e krahasojnë atë me derbin dhe humbjen 5-2 që pësoi skuadra e Çabi Alonsos në Metropolitano.

Ndërsa në sallën e shtypit në stadiumin e Liverpulit, Alonso nuk u pajtua plotësisht me atë krahasim.

“Ishte një ndeshje e barabartë, ndryshimi ishte në detaje”, shpjegoi trajneri i Realit, i cili nuk pa asgjë të ngjashme me atë që ndodhi në stadiumin e Atlétikos. Megjithatë, ndjenja mbizotëruese, si brenda ashtu edhe jashtë klubit, është se po të mos ishte për performancën e shkëlqyer të Kurtuasë, Reali do të ishte kthyer nga Liverpuli me një nga ato plagë që duan kohë për t’u shëruar. Analiza e të dhënave të ndeshjes anon më shumë nga kjo pikëpamje sesa nga ajo e Çabit.

Liverpuli krijoi më shumë raste shënimi kundër Realit sesa Atlétiko. Ekipi i Simeones arriti të gjuante gjithsej 13 herë, shtatë prej të cilave ishin në portë. Reali i Madridit u kthye nga “Anfieldi” pasi kishte pësuar 17 gjuatje drejt portës, nëntë prej të cilave Kurtua duhej t’i priste.

Në të dyja ndeshjet, performanca sulmuese e Realit ishte shumë më e ulët se potenciali i pritur nga një ekip me arsenalin e tyre sulmues. Mamardashvili duhej të bënte vetëm një pritje, gjuajtjen e Belingam ngjitur me shtyllën. Sistemi mbrojtës i Real madrilenëve u vu në pikëpyetje në Liverpul, ku Hajsen dha një nga performancat e tij më të këqija që nga mbërritja në Bernabéu. /Panorama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit