-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deklaratat për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Sali Berishës për 30 ditë

Kryesoret

Partia Socialiste i është drejtuar Komisionit të Etikës, duke kërkuar përjashtimin për 30 ditë të deputetit Sali Berisha, pas deklaratës së tij për ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri.

Deklarata e Berishës ndaj ambasadrorin të BE-së Gonzato këtë të enjte ka hapur debat ditën e sotme në seancën plenare dhe në media.

Ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla që konfirmoi këtë kërkesë ndaj Kreut të PD-së Sali Berisha.

“I kërkon Partisë Demokratike të distancohet nga kjo deklaratë e turpshme. Ky është një incident i rëndë diplomatik, një sulm ndaj një ambasadori.
Bazuar në Kodin e Etikës së Kuvendit, gjuha që nxit urrejtjen dhe përmban elementë fyes ose me natyrë seksuale është e papranueshme për një deputet.
Në bazë të nenit përkatës që parashikon masat disiplinore, zoti Kryetar i Kuvendit, ju njoftoj se i jemi drejtuar Komisionit të Etikës për të marrë masat përkatëse” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit