-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Balla në Kuvend: Sfidoj të lexoni ligjin për barazinë gjinore

Kryesoret

Gjatë seancës plenare të sotme, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, reagoi ndaj kritikave mbi ligjin për barazinë gjinore dhe theksoi angazhimin e mazhorancës për të siguruar përfaqësim të barabartë në Kuvend.

Balla iu drejtua deputetëve duke sfiduar ata të lexonin ligjin dhe të ndalonin politizimin e kësaj çështjeje, ndërsa foli për rëndësinë e barazisë dhe angazhimit për të pasur 70 gra dhe 70 burra në parlament.

“Dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në foltore kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri. Ky sulm i përsëritur prej 35 vitesh kundra ambasadorëve të SHBA, të vendeve mike, të BE, bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës dhe parimet e Shqipërisë që brenda 2030 do jetë pjesë e BE, pavarësisht orientimit tuaj aspak në favor të kësaj aspirate europiane. Sa i përket çështjeve që u thanë, zoti sapo gënjeu publikisht. Ju sfidoj dhe ju ftoj publikisht të lexojmë ligjin së bashku. Informoj publikun shqiptar se do ta nxjerr ‘lakuriq’ atë që gënjen sot.

Në Republikën e Shqipërisë do të paguajnë si burrat dhe gratë të gjithë njëlloj. Sot kemi shumë gra në parlament, krahasuar me disa vite më parë. Angazhimi ynë është të shkojmë në 70 burra dhe 70 gra barazim në parlamnet. Ky që del këtu është kundër grave në parlament. Nuk ka përkatësi të shumëfishtë gjinore. Përkatësia e shumëfishtë gjinore është kur në qafë më bie këto: kur jam vajzë dhe abuzohem, kur jam vajzë dhe jam rome, kur jam vajzë e dhunuar dhe jetoj në një lagje periferike,” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit