Në një deklaratë të fuqishme në Parlament, deputeti Toni Gogu ka akuzuar Sali Berishën për shpërdorim të pushtetit dhe për ngatërresën e qëllimshme të kontrollove për të fshehur abuzimet e tij.
Gogu theksoi se Berisha, i njohur për ngjarjet e 21 Janarit, ka përdorur pushtetin e tij për të shkelur ligjin dhe për të mbrojtur interesat e tij personale, duke viktimizuar qytetarët dhe duke i larguar ata nga puna për arsye politike. Sipas Gogut, përpjekjet për të mbuluar këto keqpërdorime vazhdojnë të ndikojnë në jetën e qytetarëve shqiptarë, duke i lënë ata në një situatë të vështirë.
“Sali Berisha ka shumëfishuar abuzimet dhe keqpërdorimet e pushtetit, duke ngatërruar qëllimisht kontrollin dhe duke fshehur krimet e tij. Ky njeri ka vrarë, ka torturuar dhe ka hequr nga puna qytetarë vetëm sepse ishin socialistë. Ngjarjet e 21 Janarit janë një dëshmi e qartë e dhunës dhe shkeljeve të tij, dhe kjo nuk mund të kalojë pa u denoncuar,” tha Toni Gogu.









