Ndër të tjera, deputeti i PS-së nxjerr në pah nivelin e ulët të raportimeve dhe të zbatimit të rekomandimeve. Xhafaj thekson se ngritja e nënkomisionit për për auditimin e sektorit publik brenda Komisionit të Ekonomisë, do t’i japë përgjigje pyetjes “Kush kontrollon Kontrollorin?.
“Është kjo mazhorancë që i ka dhënë këtij institucioni gjithë mbështetjen nevojshme që të kryejë detyrën me përgjegjësi, llogaridhënie dhe profesionalizëm. Edhe ka rrugëtim për të përmbushur potencialin e plotë kushtetues. Vlerësohet rritja e auditimeve me rrisk të lartë fiskal.
Pavarësisht përmirësimin gradual, ende mbetet i ulët niveli i zbatimit të rekomandimeve të KLSH pasi rezulto ne vetëm 60% e objekteve të audituara kanë raportuar për efektshmëri të rekomandimeve të dhëna. Zbatimi i plotë i rekomandimeve është thelbësor për rritjen e integritetit të administratës.
Mbete një tjetër shqetësim i raportuar ai i përcaktimit të kritereve mbi vjetërsinë, lëvizjet në detyrë, shpërndarjen e ngarkesës në punë që cenojnë profesionalizmin dhe qëndrimin në punë të stafit të institucionit.
Sot u abuzua me një punonjës të KLSH. KLSH nuk auditon personat as funksionet, por institucionet. Kuvendi ka përgjegjësi për mbikëqyrjen e këtij institucioni. ngritja e nënkomisionit për auditimin e sektorit publik brenda komisionit të ekonomisë do të jetë një mekanizëm i domosdoshëm për të rritur llogaridhënien e KLSH dhe për tju përgjigjur pyetjes themelore të çdo sistemi kontrolli “Kush kontrollon Kontrollorin?”, u shpreh Xhafaj.








