-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta nga burgu: Kush voton ligjin për barazinë gjinore voton kundër familjes

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu për projektligjin e barazisë gjinore, i cili pritet të votohet sot në parlament. Meta thotë se ligji është antiatdhe që godet familjen shqiptare.

“Aleatët e errësirës kanë vendosur të fusin sonte për miratim në Kuvend, në orët e vona, ligjin anti-Familje dhe anti-Atdhe të “barazisë gjinore”, që godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën.

Miratimi i këtij ligji të zi, të kundërshtuar nga të gjitha komunitetet fetare, në fakt është detyrim-përcaktim që “Rilindja” ka ndaj qarqeve mafioze ndërkombëtare që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.

Është avancim i një anxhende antikombëtare të këtij Sekti, që në vazhdën e shpopullimit dhe shndërrimit të Atdheut në fermë të surogacisë, kërkon të shpërbëjë edhe me ligj familjen shqiptare.

Kush voton sot në errësirë pro këtij ligji voton kundër Familjes dhe Kombit Shqiptar!”, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit