Aida Hajnaj, ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, i është drejtuar me një kërkesë-padi gjykatës Administrative, duke kërkuar prej saj të pezullojë garën për emërime në departamentet e Policisë së Shtetit.
Hajnaj gëzon gradën policore “Drejtues”, dhe aktualisht kërkon të pezullohet konkursi për drejtorin e departamentesh deri sa Gjykata të japë vendimin.
Ajo kërkon të kthehet aty ku ishte para se të shkonte në BKH, si zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Policisë, ose siç e parashikon ligji, drejtoreshë departamenti, gjë të cilën nuk ia kanë bërë.









