Këtë të enjte në revoltën e 47-të antiqeveritare, aktivisti Edison Lika i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë “kryeministrin Edi Rama si kokën kriminale të këtij sistemi të korruptuar!.
Lika u shpreh se askush nuk mund ta përfaqësojë apo ta devijojë protestën, pasi, sipas tij, përfaqësuesit e saj janë vetë qytetarët që marrin pjesë çdo ditë në shesh.
Ndërsa mijëra qytetarë të tjerë me pankarta në duar i kanë drejtuar mesazhe Kryeminstrit Rama: Pa rini nuk ka Shqipëri. Tirana digjet Rama krihet.
Ndërkohë një qytetare tjetër gjatë fjalës së saj nga podiumi para Kryeministrisë tha se nuk kemi ardhur këtu për të fjetur gjumë por për të bashkuar kombin shqiptar dhe shporrur këtë qeveri korruptive.
Protestuesit drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!









