-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta në burg, Blushi: Rama dhe Balluku vodhën 50 mln euro dhe janë të lirë

Kryesoret

Në një deklaratë për mediat,deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë , Tedi Blushi ka reagur lidhur me aferën korruptive të tunelit të Llogarasë, duke e konsideruar se kryeministri Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përgjegjësit kryesor për vjedhjen e parave publike të qytetarëve shqiptarë.

Deklarata e plotë e Tedi Blushit:

Tuneli i Llogarasë është kthyer në një tunel të super-korrupsionit që sot përfaqëson një tjetër simbol të babëzisë së Edi Ramës dhe Belinda Balluku për të vjedhur pa mëshirë taksat e shqiptarëve.
Një tjetër skandal i madh financiar që lidhet me aferën 190 milion euro të Tunelit të Llogarasë, është zhdukja e dy urave, të parashikuara në projektin fillestar.
Sipas preventivit, ndërtimi i tyre e rriti koston e projektit me 25 milion euro, por sot, kur tuneli po përfundon, urat nuk ekzistojnë.

Pas vjedhjes me një të rënë të lapsit të 50 milion eurove të denoncuara nga ish-Zv/Kryeministri Arben Ahmetaj, i cili ka qenë prezent në takim, Rama dhe Balluku kanë shkuar edhe më tej duke fshirë fizikisht edhe urat për të përfituar edhe 25 milion euro shtesë.
Në total 75 milion euro rezulton vjedhja dhe dëmi ekonomik i shkaktuar financave publike nga Rama e Balluku.
Ku janë urat, Edi Rama dhe ku përfunduan 25 milionë eurot e shqiptarëve?
Shqiptarët meritojnë të dinë të vërtetën pse nuk u ndërtuan urat për të cilat janë paguar para publike?
Asnjë përgjigje nga SPAK që në hetime nuk udhëhiqet nga interesi publik por nga urdhri politik.

Rasti më flagrant është çështja e stërgjykuar CEZ-DIA, e vetmja aferë ku shteti nuk ka dalë me humbje por me fitim dhe për të cilën Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, i cili nuk ka dhënë asnjë vendim, nuk firmosur asnjë akt dhe nuk ka përfituar asnjë qindarkë, vijon të mbahet për më shumë se një vit në paraburgim politik.
Ilir Meta mbahet sot në izolim ekstrem për një çështje të gjykuar 3 herë brenda vendit dhe në Arbitrazh në Vjenë në 2014, edhe pse nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA, e cila është bërë në kohën kur ai nuk ka qenë ministër i Ekonomisë dhe mbi të gjitha kur më 26 janar 2014, zyra ligjore e OSSHE-së me një letër zyrtare drejtuar Qeverisë shqiptare, e shpërndarë në media nënkujdesin e zëdhënësit të Edi Ramës, konfirmonte se: “Ne mund t’ju sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh Z.Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktualë”.

Jo vetëm kaq por edhe pas përfundimit të gjykimit në letrën zyrtare drejtuar ministrit të asaj kohe, ka sqaruar edhe ka kërkuar edhe njëherë falje për keqkuptimin e krijuar në media ndaj Z. Meta, që në fakt ishin shkrime të porosituara e të publikuara kryesisht në mediat e kontrolluara nga Sorosi.
E theksoj se kjo aferë e shtetit shqiptar, CEZ-DIA, ka dalë me fitim sepse i gjithë dëmi që Gjykata e Lartë ka vlerësuar që ka bërë DIA e Z. Kastriot Ismaili është rreth 6 milionë euro.

Nëse i referohemi faktit se CEZ zotëronte 76% të paketës së operatorit të shpërndarjes, kur 24% të aksioneve i zotëronte shteti shqiptar, efektivisht dëmi i qytetarëve shqiptarë nga DIA është rreth 1.5 milionë euro, sipas gjykatës.
Ndërkohë gjykata dhe shteti i kanë konfiskuar Z. Ismaili mbi 4 milion euro, pra shteti në këtë aferë që ka 20 vjet që hetohet dhe shteti ka dalë me fitim dhe jo me humbje.

Por SPAK-ut nuk i intereson e vërteta, se në të kundërt do kishte hetuar kallëzimin zyrtar të bërë më 14 tetor 2015 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për faljen e rreth 500 milion euro që Edi Rama dhe Damian Gjiknuri i bënë CEZ-it, para që i takonin shtetit shqiptar edhe sipas auditimit që bëri kompania ndërkombëtare prestigjoze franceze me kërkesë të Qeverisë Berisha”

Por SPAK-ut nuk i intereson e vërteta dhe as pritet të udhëhiqet nga interesi publik sepse për vjedhjen e fondeve të IPARD nuk ka hetim, ndërkohë që ndihma prej 112 milion euro është bllokuar për fermerët shqiptarë për të dytin vit radhazi. Ndërkohë që Greqia fqinje sekuestroi 22 milion euro dhe arrestoi 37 persona në lidhje me vjedhjen e subvencioneve të BE-së për fermerët.

Ashtu sikurse ra “de jure”, ende pa filluar gjykimi në themel i çështjes, akuzë e fabrikuar për gjoja pagesën e 1 milion USD për foto me Presidentin Trump, që u rrudh në akuzën për 100 mijë USD e më pas rezultoi vetëm në pagesën e ligjshme prej 15 mijë USD të deklaruar sipas ligjit në Shqipëri dhe në Amerikë, ashtu do të bien një nga një dhe do të çmontohen të gjitha akuzat e tjera ndaj Presidentit Meta, si akuza ordinere e stërgjykura për CEZ-DIA dhe marrëzira të tjera, të cilat kanë rënë “de facto”, por që do të çmontohen fund e krye në procesin e gjykimit në themel duke provuar se sa të drejta kanë qenë denoncimet e Presidentit të Partisë së Lirisë për keqpërdorim politik të SPAK nga Edi Rama kundër opozitës së vërtetë, ndërsa dosjet dhe aferat e Kryeministrit, si kjo e Tunelit të Llogarasë vazhdojnë e ulërasin dhe vetëm SPAK nuk ka veshë t’i dëgjojë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit