Në mbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u bën thirrje Cërriksave të votojnë në mënyrë apsolute për kandidatin e tyre të majtë Florenc Doka.
Për Ballën, Doka është një kandidat me plot vizion dhe pasion për punën dhe qytetin e Cërrikut. Ai tha se jam i bindur se kandidati jonë do të vlersohet dhe do të fitojë bindshëm ndaj kundërshtarit.
“Nuk ishte rastësi që kryeministri Rama zgjodhi Andisin që të vinte dhe të bënte shembullin e bashkisë Cërrik si një shembull për të gjitha bashkitë. As sot nuk kemi gabuar, përkundrazi jam shumë krenar që një shokun tim socialist të vjetër e kemi si kandidatin tonë.Florenci do të qeverisë bashkinë jo vetëm në vitin që nisim, por do të jetë një kandidat i yni, pse jo edhe në 2027, me kushtin që të qeverisë po aq mirë sa Andisi,” deklaroi Balla.








