-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vilat e bllokuara në Farkë, momenti kur shpërthehen me tritol

Kryesoret

Një bllok vilash 2-3 katëshe në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë u shemb sot përmes një shpërthimi të kontrolluar.

Sipas autoriteteve, objektet ishin ndërtuar në shkelje të lejeve ndërtimore dhe ishin vendosur nën sekuestro më 4 nëntor, pas një inspektimi në terren të ministres së Brendshme, Albana Koçiu, e shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Kryeministri publikoi pamjet e shpërthimit, duke theksuar se ndërtimet e paligjshme nuk do të tolerohen.

“Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt”, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit