Një shqiptar, Mikel Hoxha, 33 vjeç, i dënuar me 5 vjet burg për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje armësh pa leje, është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri.
Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës në vitin 2021.
Në vitin 2018, ai kishte plagosur me armë zjarri një person në qytetin e Gramshit pas një debati për motive të dobta.
Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester.








