-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqi/ Zbulohet një makinë e djegur me trup të karbonizuar, dyshohet për një shqiptar

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është zbuluar pasditen e së premtes në zonën e Skourta, në Viotia të Greqisë, ku brenda një automjeti të djegur është gjetur një trup i karbonizuar.

Automjeti është gjetur në një zonë të izoluar, e arritshme vetëm përmes një rruge rurale në gjendje të keqe, çka e bën rastin edhe më misterioz.

Ende nuk është konfirmuar identiteti i viktimës, por sipas burimeve policore greke, një shtetas shqiptar, me profesion punëtor ndërtimi, është raportuar i zhdukur në të njëjtën zonë.

Mediat greke, mes tyre Protothema.gr, raportojnë se shqiptari ishte larguar nga zona e Vilia për të shkuar drejt Skourtës me makinën e tij, e cila më pas është gjetur e braktisur në fshat.

Për momentin, autoritetet po presin rezultatet e analizës së ADN-së për të përcaktuar nëse trupi i djegur i përket personit të zhdukur.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se automjeti ishte i vjedhur nga zona e Glyfadës dhe mbante targa të falsifikuara, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo për një vrasje të qëllimshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit