-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Ne duam zgjedhjet, por më shumë dëshirojmë të formojmë qeverinë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar pas takimit të fundit politik në Gjakovë situatën e krijuar pas zgjedhjeve dhe rrugën për formimin e qeverisë së re.

Ai theksoi se “opozita e ka në dorë që të zgjedh rrugën e mëtutjeshme, ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill.”

“Për Republikën e Kosovës më e favorshmja është të votohet Glauk Konjufca dhe ta kemi një qeveri e cila e voton buxhetin e Republikën e Kosovës, Planin e Rritjes për BE, pastaj buxhetin për Radio Televizionin e Kosovës, buxhetin për ato tri komunat që kanë ngelur fatkeqësisht me buxhetin me vitin 2024, siç është Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, mund të ketë edhe disa marrëveshje të tjera ndërkombëtare dhe të bëhemi gati që në prill të shkojmë në zgjedhje, për shkak se duket kur me kaq shumë vështirësi mbërrihet tek numri 61, për rizgjedhje apo zgjedhje të presidentes e kemi të vështirë t’i bëjmë 80 deputet në sallë. Andaj, më mirë është të kemi një qeveri afatshkurtër deri në muajin prill,” tha Kurti.

Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk mund të vendoset vetëm nga VV-ja, pasi vendimi është në dorën e opozitës.

“Por, natyrisht këtë ne nuk mund ta vendosim vetë, këtë e ka në dorë opozita, është një ofertë e jona gjeneroze. Së pari, u zëvendësua Albulena me Dimal Bashën, unë me Glauk Konjufcën, vetëm ne kemi lëvizur, ndërkohë që kemi fiksim, bllokim, dhe një lloj refuzimi për bindjen time as i logjikshëm e as racional nga ana e subjekteve opozitare,” përfundoi Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit