Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një paketë të re mbështetëse për pacientët me kancer, duke deklaruar se do të hapet një linjë e veçantë financimi prej 15 milionë eurosh nga buxheti i shtetit.
Një tjetër risi është shërbimi falas i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kanë kaluar kancerin.
“Për herë të parë do të hapim një linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milionë euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut. Shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas,” deklaroi Rama.








