-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhi dhe breshër në Elbasan, moti i keq godet disa zona të qarkut

Kryesoret

Fundjava ka sjellë mot të paqëndrueshëm në qarkun e Elbasanit, me ulje të ndjeshme temperaturash, reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.

Stuhitë më të forta janë regjistruar gjatë natës dhe paradites së së shtunës në zonat malore të Gramshit, ku janë shënuar edhe rënie të pazakonta breshëri. Fenomeni është vërejtur gjithashtu në disa fshatra të Librazhdit dhe Prrenjasit, megjithëse reshjet kanë qenë me kohëzgjatje të shkurtër.

Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo në kulturat bujqësore, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë situatën për çdo përkeqësim të mundshëm të motit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit