Trump i cilësoi si skandaloze aktivitetet në Afrikën e Jugut, duke shkruar në Truth Social.
“Është një skandal që G20 po mbahet në Afrikën e Jugut. Afrikanerët po vriten dhe masakrohen, dhe toka dhe fermat e tyre po konfiskohen ilegalisht. Asnjë zyrtar i qeverisë amerikane nuk do të marrë pjesë për sa kohë që këto abuzime me të drejtat e njeriut vazhdojnë.”
Kritikat e Trump vijojnë pas pretendimeve të mëparshme se vendi po kryente një “gjenocid” ndaj qytetarëve të bardhë, pretendime të cilat autoritetet e Afrikës së Jugut i kanë mohuar.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka mbështetur qëndrimin, duke deklaruar se do të bojkotonte samitin për shkak të “gjërave të këqija” që po ndodhin në vend, duke kritikuar zhvendosjen e fokusit të samitit nga solidariteti dhe barazia.








