Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në lagjen nr. 16 të qytetit, ku dyshohej se ushtroheshin lojëra fati në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë arrestuan në flagrancë pronarin e ambientit, E. J., 25 vjeç, banues në Korçë.
Në lokal u gjetën pajisje elektronike që shërbenin për vendosjen e basteve, disa bileta dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.








